Luis Alberto drejt largimit? Tare e zëvendëson me mesfushorin shqiptar

by admin
Spread the love

Në shtëpinë e Lazios situata e Luis Albertos mbetet ende e paqartë. Sipas mediave italiane dhe spanjolle nuk përjashtohet një mundësi që sulmuesi spanjoll të rikthehet në vendlindje sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër, Igli Tare dhe Claudio Lotito janë vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin.

Tuttosport ndërkohë ka raportuar se vetë Tare ka vetëm një objektiv për të zëvendësuar mesfushorin spanjoll. Bëhet fjalë për talentin shqiptar të Empolit, Nedim Bajrami. Ky i fundit është kërkuar edhe më parë nga Tare, por nuk ka arritur dot ta transferojë në kryeqytet.

Ndërkohë në verë, në rast se Luis Alberto largohet, Lazio do të provojë gjithçka për të afruar Bajramin. Empoli është i gatshëm të heqë dorë nga shërbimet e shqiptarit, madje ka vendosur edhe çmimin. Mjaftojnë 10 milionë euro dhe Lazio mund ta bëjë të tijin Nedim Bajramin. /oversport.tv

You may also like