Luhet derbi i Madridi-t, bota e futbollit me sytë nga “Wanda Metropolitano”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luhet derbi i Madridit. Në Wanda Metropolitano luhet një nga sfidat më të shumpritura europiane, që ka rivalitet hisotrik mes dy skuadrave të qytetit.

Takimi i parë sezonal vjen të dielnë në mbrëmje, por i gjen skuadrat në situata jo të ngjashme.

Atletico ndodhet aktualisht në vendin e shtatë në tabelë me 10 pikë pas pesë ndeshjeve të para, ndërsa Real Madrid është treguar një makineri e frikshme, duke marrë pikët e plota, duke u pozicionuar në vendin e parë të renditjes. Skuadra e Diego Simeones vjen pas humbjes në Ligën e Kampioneve, ku u mposht nga gjermanët e Bayer Leverkusën dhe aktualisht e sheh veten në vendin e tretë. “Los Colchoneros” nuk kanë treguar stabilitet në rezultatet e tyre, duke mos marrë më shumë se dy fitore radfhazi, ndryshe nga Real Madrid, që me të drejtë mund të konsideorhet skuadra për t’u mundur në këtë fillim edicioni.

Kampionët në fuqi të Spanjës, kanë marrë plot 7 fitore radhazi në këtë sezon të ri në të gjitha garat, duke dominuuar gati në të gjtiha ndeshjes, por u duhet që të tregojnë muskujt dhe ndaj rivalëve të qytetit. Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultatin minimal në favro të Atleticos, që iu fla një goli të Carrascos dhe mund tu shërbejë ky triumf si fruymëzim dhe në takimin e kësaj të diele.

Edhe pse ka arritur që të marrw maksiumin e pikëve, Real Madrid ka pësuar në të pesë ndeshjet e këtij fillim sezoni, duke dëshmuar se në prapavijë ka ccka të përmirësojë. Megjithatëm, paraqitja në Champions po ashtu ka qenë e kënashme me “Los Blancos” që kanë marrë 6 pikë të plota ndaj Celtict dhe Leipzig.

Dëmtimi i Karim Benzema mund të jetë një problem për trajnerin carlo Ancheloti, i cili nuk e ka patur në stërvitje me grupin francezin dhe duket e pamundur që të jetë në fushë ndaj Atleticos. Në një derbi llogaritë nuk vlejnë shumë, por sytë do të jenë të gjithë në Madrid, sfidë që do keni mundësinë ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport, Digitalb.


Top Channel

You may also like