Luftëtari në pikiatë! Tani rrezikon të zbresë në Kategorinë e Tretë

by admin
Spread the love

Disa vite më parë ishte një nga ekipet më simpatikë në Kategorinë Superiore, por sot Luftëtari i Gjirokastrës është një ekip pa busull. Pas falimentimit dhe rikrijimit të klubit, ata tashmë militojnë në Grupin B të Kategorisë së Dytë, por rrezikojnë seriozisht të zbresin një kategori më poshtë.

Luftëtari aktualisht ndodhet në vendin e parafundit në kuotën e 18 pikëve dhe lënë pas vetëm Këlcyrën me 4 pikë më pas. Së fundmi ekipi i drejtuar nga Fotis Kristidhi është ndalur në një barazim me Devollin dhe tashmë përveç fitores, i duhet edhe një kombinim i rezultateve të ekipeve të tjera për të pasur një shans për mbijetesën.

Me vetëm një ndeshje të mbetur në kampionat gjirokastritët do të përballen me Tepelenën në shtëpi, ndërsa tre pikët janë një detyrim. Nga ana tjetër, që të ketë një shans më shumë për mbijetesën Luftëtari duhet të shpresojë edhe që një midis Naftëtarit, Përmetit ose Gramozit të ndalen.

Megjithatë ajo që është për të ardhur keq, është fakti se një nga ekipet më të bukura në Superiore vitet e fundit, tashmë nuk ka më një busull dhe është në mëshirë të fatit. /oversport.tv

You may also like