Luftëtari i lashtë i varrosur me shpatën dhe kalin zbulohet pas 1,300 vjetësh (fotot)

by admin
Spread the love

Arkeologët kanë nxjerrë në dritë vendvarrimin e lashtë të një luftëtari që daton prej 1300 vjetësh, ku u gjetën gjithashtu mbetjet e kalit të tij, armatura dhe një seri armësh që i përkisnin.

Varri i izoluar është zbuluar në fund të vitit të shkuar në perferi të Ebes, në lindje të Hungarisë.

Vendi besohet se daton prej shekullit të shtatë, gjatë periudhës Avare të vendit (fundi shekullit të gjashtë deri në shekullin e nëntë). Avarët ishin fillimisht popullsi nomade që rrjedhimisht u vendosën në zonët qendore e juglindore të Evropës, duke përfshirë dhe atë që është sot Hungaria, ku krijuan një perandori që zgjati më shumë se 200 vjet, sipas ekspertëve.

Studiuesit gjetën luftëtarin ‘Avar’ që prehej në varrin e cekët, me kalin e varrosur sipër tij, tha arkeologia Tamara Hága, e Muzeumit Déri për rrjetin Newsweek.

Ata zbuluan gjithashtu pjesë të armaturës së tij të plotë trupore, siç ishte zakon të mbanin kavalierët Avar-ë.

Hága shtonte: “Megjithse kishim burime të shkruara e të pikturuara të këtij tipi armature, zbulimi arkeologjik është shumë më i saktë për rikrijimin e strukturës.”

“Varrosja e armaturës me luftëtarin nuk ishte diçka e zakonshme në periudhën Avare, dhe në shumicën e rasteve janë gjetur vetëm disa pllaka ose pjesë të saj në varre”, shton arkeologia.

“Prandaj varri i gjetur në Ebes ka rëndësi të madhe pasi është vetëm armatura e dytë e gjetur thuajse e plotë gjatë gërmimeve”.

Zyrtarët shtonin se përveç eshtrave të kalit, e gjithë përmbajtja e varrit të Ebes është ngritur si një bllok i vetëm nga varri, për t’u punuar e restauruar në laboratorë.