Luftëtarët e Wagner po i afrohen kufirit polak

by admin
Spread the love

Njëqind luftëtarë të Wagner janë drejtuar më afër qytetit bjellorus të Grodno pranë kufirit polak, sipas kryeministrit polak.

Polonia ka qenë e shqetësuar për përhapjen e mundshme të luftës në territorin e saj, veçanërisht që kur luftëtarët e grupit mercenar rus u zhvendosën në Bjellorusi. 

Në fillim të këtij muaji, Polonia anëtare e NATO-s filloi të lëvizë më shumë se 1000 trupa në lindje të vendit. 

“Situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme… Me shumë mundësi ata (personeli i Wagner) do të maskohen si roje kufitare bjelloruse dhe do të ndihmojnë migrantët e paligjshëm të arrijnë në territorin polak (dhe) të destabilizojnë Poloninë. Ata me shumë gjasa do të përpiqen të hyjnë në Poloni duke pretenduar se janë emigrantë të paligjshëm dhe kjo paraqet kërcënime shtesë. tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

Anton Motolko, themeluesi i projektit të opozitës bjelloruse Hajun, i cili monitoron aktivitetin ushtarak në vend, tha se grupi i tij nuk kishte parë asnjë provë të luftëtarëve të Wagner që po afroheshin më pranë Grodno.

Qyteti është afër hendekut Suwalki, një brez toke strategjike përgjatë kufirit polak-lituanez, i cili konsiderohet një pikë e dobët e mundshme për NATO-n. 


Top Channel

You may also like