“Luftë dronësh” në Jemen, SHBA shkatërron pajisjet pa pilotë para se të godisnin anijet

by admin
Spread the love

Dronët, ashtu siç është paralajmëruar prej kohësh, po kthehen në një element kyç të luftës moderne, e pas Ukrainës, kjo situatë vihet re dhe në Jemen.

Rebelet atje shpesh kanë përdorur edhe pajisjet pa pilotë për të kryer sulme në Detin e Kuq, por Shtetet e Bashkuara së fundi i paraprinë goditjet e tyre. Forcat amerikane rrëzuan gati 10 dronë që po përgatiteshin të sulmonin objektiva në zonë. Valën e tyre të sulmeve me dronë e raketa ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, rebelët Huthi e kanë justifikuar si reagim ndaj operacioneve ushtarake të Izraelit në Gazë dhe si shfaqje solidariteti me palestinezët. Dhe këto sulme nuk kanë qenë pa pasoja, pasi ato kanë arritur t`i shkaktojnë probleme të mëdha transportit detar.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania reaguan duke e rikthyer organizatën në listën e “grupeve terroriste”, e duke u angazhuar kundër sulmeve të rebelëve në rajon. Vetëm një ditë më parë, Houthit shënjestruan një “anije tregtare amerikane” në Gjirin e Adenit, disa orë pasi qëlluan me raketa destrojerin amerikan Gravely.

Sulmet e rebelëve Houthi ndaj anijeve në Detit të Kuq kanë ngadalësuar tregtinë midis Azisë dhe Evropës dhe kanë shkaktuar frikë lidhur me zinxhirët e furnizimit global. Fuqitë botërore janë të shqetësuara se lufta në Gazë mund të shtrihet e të kthehet në një konflikt tejet të rrezikshëm rajonal.


Top Channel

You may also like