Lufta për Nju Hempshire, Nikki Haley shpreson të mposhtë Trumpin!

by admin
Spread the love

Edhe pse fitorja e nominimit republikan nga Donald Trump duket aq e mundshme sa shtyu dhe guvernatorin e Floridës, Ron de Santis të tërhiqej nga gara, Nikki Haley sërish beson se ka ende shpresa ndaj tij.

Ish-ambasadorja e SHBA-së në OKB pretendon fitore në Nju Hempshër, ku mbahen sot zgjedhjet paraprake. Haley i ka varur shpresat tek votuesit e pavarur se do ta ndihmojnë të triumfojë përballë një Trumpi, në dukje të pandalshëm. Kjo është gara e dytë që zhvillohet në mesin e republikanëve, pas fitores së Trumpit në Ajova, javën e kaluar. Kushdo që fiton nominimin e partisë republikane do të përballet më pas me një demokrat në presidencialet e nëntorit, e ai ka shumë gjasa të jetë presidenti aktual, Joe Biden.

Tërheqja e DeSantis, që iu bashkua kampit të Trumpit, e ngushtoi në dy betejën për nominimin e republikanëve. Ai është vetëm njëri prej dhjetëra konkurrentëve republikanë që i kanë dhënë fund garës për president. Shumë mbështetës së DeSantisit, besojnë se Trumpi është kandidati ideal i republikanëve për president. Të hënën, senatori i Montanas, Steve Daines, i cili drejton komisionin elektoral në senat të Partisë Republikane, e quajti zotin Trump “i emëruari i pritshëm”.


Top Channel

You may also like