“Lufta nuk është afër përfundimit”/ Netanyahu: Izraeli do të zgjerojë ofensivën e tij tokësore në Gaza

by admin
Spread the love

Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të zgjerojë ofensivën e tij tokësore në Gaza në ditët në vijim, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për të ndalur luftimet.

Duke folur me anëtarët e Partisë së tij Likud, lideri izraelit theksoi se lufta “nuk është afër përfundimit”.

Këto deklarata vijnë pasi ai u kthye nga një vizitë që bëri tek ushtarët që luftojnë brenda Gazës, përfshirë këtu periudhën kur Egjipti po ngulmon për miratimin e një propozimi për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas.

“Ne nuk po ndalemi. Ne po vazhdojmë të luftojmë dhe po e zgjerojmë luftën në ditët në vijim. Do të ketë një betejë të gjatë dhe nuk është afër përfundimit”, tha Netanyahu.

Gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamasi deklaroi se 20,674 persona janë vrarë dhe 54,536 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori. Ministria shtoi se 250 palestinezë u vranë në 24 orët e fundit dhe 500 mbetën të plagosur.


Top Channel

You may also like