Lufta në Ukrainë/ Ministri i Mbrojtjes: Trupat ukrainase përparojnë në jug të Bakhmutit

by admin
Spread the love

“Forcat ukrainase kanë arritur të përparojnë në jug të Bakhmut”, kështu njoftoi zëvendësministrja e mbrojtjes së Ukrainës.

Hanna Maliar tha se trupat e mbrojtjes tani janë “të ngulitura në kufijtë e pushtuar” të qytetit të shkatërruar lindor, i cili ishte zona e luftimeve të egra përpara se të vijhej nën pushtetin e Rusisë.

“Ushtria e Ukrainës ndaloi gjithashtu trupat ruse që përpiqeshin të avanconin në drejtimet Kupyansk, Lymansk, Avdiivka dhe Mariinsk”, shkroi Maliar në një postim në Telegram.

Ajo tha se trupat ukrainase në jug të vendit kanë minuar ndjeshëm aftësitë sulmuese dhe mbrojtës të Rusisë në javët e fundit.

Shkatërrimi i një “numri të madh” të depove të municionit ka parë uljen e “sulmeve të armikut”, pohoi ndër të tjera ajo.


Top Channel

You may also like