Lufta në Izrael dhe marrëveshja e gazit mes tij, BE-së dhe Egjiptit

by admin
Spread the love

Kur BE-ja nënshkroi qershorin e vitit të kaluar një marrëveshje për transportin e gazi nga Izraeli përmes Egjiptit në bllokun europian, Ursula von Der Leyen e përshëndeti atë si një “hap historik” larg energjisë ruse dhe drejt një “tranzicioni të gjelbër”.

“Ne riafirmojmë angazhimin dhe vendosmërinë tonë të përbashkët për të përshpejtuar tranzicionin e drejtë të energjisë dhe për të zhvilluar një ekonomi burimesh efikase, korrekte në aspektin social dhe me emetime të ulëta e neutrale ndaj klimës”, do të deklaronte me krenari shefja e Komisionit Europian.

Memorandumi i mirëkuptimit në lidhje me dërgimin e gazit natyror përmes Egjiptit, ku ai do të lëngëzohej përpara nisjes në Europës, do t’i jepte fund “varësisë së BE-së nga karburantet fosile ruse”, ishin asokohe komentet e saj, të cilat u pritën me skepticizëm nga organizatat që monitorojnë politikën energjetike të BE-së dhe tranzicionin drejt energjisë së gjelbër.

“Bashkimi Europian po kalon nga një regjim represiv në dy të tjerë”, tha për Al Jazeeran, Pascoe Sabido, studiues dhe aktivist në Observatorin e Europës Korporative.

“Po vendos prioritetin e marrjes së gazit mbi të drejtat e njeriut”, shtoi ai, duke kujtuar sesi Kajroja akuzohet për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, ndërsa edhe ndaj Tel Avivit janë ngritur pretendime për krime lufte. Analisti Joseph Dana thotë se rrjedhat masive të kapitalit drejt Izraelit dhe rëndësia e tij strategjike në rritje në nxitimin e Europës për të fituar pavarësinë nga karburantet fosile ruse do të përkthehet në një ekuilibër të ri gjeopolitik në Lindjen e Mesme. Në përpjekjen e saj për të siguruar furnizime të reja me energji, Europa është në prag të transformimit të konfliktit më të gjatë të Lindjes së Mesme, vazhdon ai.

Marrëveshjet e gazit natyror janë të destinuara të shtojnë rrufeshëm të ardhurat e Izraelit. A do të ketë një reagim masiv ndaj tyre, pyeste ai pak muaj përpara se këtë fillim tetori, të shpërthente hapur dhe e ashpër se kurrë lufta mes Hamasit dhe shtetit hebre.


Top Channel

You may also like