“Lufta” Cardiff-Nantes pas vdekjes së Sala, FIFA vendos se cili klub duhet të paguajë

by admin
Spread the love

FIFA ka marrë një vendim përfundimtar për çështjen e Emiliano Sala, futbollistit argjentinas që humbi jetën në 2019 pas rrëzimit të avionit privat, me të cilin po udhëtonte nga Franca në drejtim të Anglisë.

Në janarin e vitit 2019 Sala firmosi transferimin nga Nantes te skuadra e Cardiff, që në atë periudhë ishte pjesë e Premier League.

Me lojtarin që humbi jetën, mes dy klubeve nisi një “luftë” ligjore për pagesën që lidhej me transferimin e Sala, me këtë të fundit që nuk mundi të arrinte te ekipi i Cardif.

Tashmë Cardiff do duhet të paguajë të gjithë tarifën e transferimit të Emiliano Sala nga Nantes.

FIFA ka urdhëruar klubin uellsian të bëjë pagesat e fundit ndaj Nantes, që shkojnë në 11 milionë euro, në mënyrë që e gjithë shuma prej 17 milionë eurosh t’i paguhet klubit francez.


Top Channel

You may also like