Luanesha lëviz lirshëm në rrugë, policia gjermane jep alarmin e kuq dhe i bën thirrje banorëve të Berlinit

by admin
Spread the love

Policia gjermane u bëri thirrje banorëve të periferive jugore të Berlinit të mos dalin nga shtëpia, pasi dy persona panë një luaneshë që ndiqte një derr të egër në një rrugë më pak se pesë kilometra nga kryeqyteti gjerman.

“Unë isha duke shkuar në punë me biçikletë, tani më thanë të ndaloja këtu në këtë pikë, sepse supozohet të jetë një luaneshë e lirë përreth

“Duhet të jem i sinqertë, më kapi pak paniku. Sepse është një ndryshe në krahasim me një qen normal ose një kafshë tjetër që ka ikur. Pra, do të vrapoj për të shkuar në shtëpi tani, tani po shkoj në shtëpi”.

“Unë kam dy qen te vegjël, të cilët ndoshta janë ushqimi ideal për luanët. Kështu që tani jam nisur me makinë në sheshin e fshatit, për t’i çuar për shëtitje atje, sepse ata duhet të dalin nga shtëpia”.

Ne u zgjuam në orën 1.30 të mëngjesit sepse helikopteri ishte shumë i zhurmshëm. Pastaj shikuam nga dritarja dhe ishte drejtpërdrejt mbi ne. Pyesim veten se për çfarë mund të ishte gjithë bujë dhe këtë mëngjes morëm vesh nga gazeta se kishte një luan që vraponte përreth, janë disa nga dëshmitë e banorëve.

Dy dëshmitarët filmuan luaneshën dhe i treguan policisë e cila njoftoi publikun. Shumë policë me armë me qetësues janë në kërkim, përfshirë edhe helikopterët nga ajri. Për policinë mbetet e paqartë se nga mund të ketë ikur kjo kafshe e pazakonte për një vend si gjermania.

Në vitin 2016 një luan iku nga kopshti zoologjik, por asnjë armë me qetësues nuk e ndali deri sa policet e vranë me plumba të vërtetë.


Top Channel

You may also like