Luan Baçi tregon zgjidhjen: Nuk jam dakord që Lulzim Basha të largohet nga PD-ja

by admin
Spread the love

Edhe pse është një nga mbështetësit kryesorë të Sali Berishës, deputeti demokrat Luan Baçi deklaroi në emisionin Debat, tha se nuk është dakord që Basha të largohet dhe të mos kthehet më nga PD, por t’ i nënshtrohet garës me votë. Sipas tij nuk ka formulë tjetër përveç votës për përzgjedhjen e njerëzve që do të drejtojnë një subjekt politik apo vendin.

“Ne jemi larg kultit të individit dhe nuk e kam pëlqyer asnjëherë dhe nuk dua t’ia di se kush është kryetar. Nuk kam probleme ekonomike që të rri për pagën aty apo problem tjetër por nuk do dakordohesha kurrë për përjashtime nga vota. Është vota ajo që përcakton si një njeri i shpallur non grata nuk e ndalon ligji të kandidojë ka një minus të madh dhe anëtarësia t’ia japë me votë. Dikush që do të konkurrojë me një non grata ka një plus të madh. As Basha nuk jam dakord të largohet kështu si thoni ju; që të ikë e mos kthehet më. Është pjesë e PD, ka kontributet e veta dhe ka 5 mbështetës të tij. Dhe duhet t’i nënshtrohet garës, dhe Basha e Berisha e shumë individë të tjerë që janë edhe jashtë PD të hyjnë dhe të garojnë dhe vota; një anëtar një votë përzgjedh drejtuesit e PD vetëm kjo e shpëton PD-në. Të drejtën për emra e kanë vetëm demokratët”.

Ai shprehet i mrekulluar për qëndrimet e deputetëve dhe largimet e tyre nga Basha pas zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, ku PD doli forcë e tretë.

“Për sa kohë që situata e brendshme e PD ka njohur zhvillime të paimagjinuara më parë. Shumë e panë të arsyeshme t’i jepnin një shans Bashës. Unë kam qenë i bindur që Basha nuk ndryshon. Basha ka një agjendë dhe është i ndërgjegjshëm për punën që bën, veprimet e tij janë të studiuara pavarësisht se na janë dukur spontane, se nuk lëviz pavarësisht çdo lloj kostoje; shikon interesat e tij dhe jo të demokratëve, është tallur me demokratët, duke i lënë në opozitë dhe në mëshirë të fatit, jashtë mbrojtjes së PD e lidershipit të saj. Ai duhet ta kishte marrë këtë vendim pas 25 prillit të gjithë jemi përgjegjës. Ajo që ndodhi në shtator ishte mrekulli se PD nuk do të ekzistonte sot. Jam i mrekulluar dhe dua të falënderoj kolegët deputetë për qëndrimet që i kanë mbajtur në 6 mars e prisja këtë. Me shumë deputetë të tjerë i diskutonim edhe pas kësaj kohe. Ne s’kemi qenë asnjëherë të ndarë, por një grup deputetësh që mendonin ndryshe. Vetëm Basha e Gaz Bardhi nuk më flisnin me gojë”.

Në debat me deputetin Ferdinad Xhaferraj dhe përkundër tij, Baçi i bëri apel që t’ i bashkohet komisionit të rithemelimit, por për deputetin e Durrësit “ai komision me Berishën kryetar partie nuk i sjell në pushtet”.

Baçi shpjegon se nuk e ka mbështetur personalisht Berishën, por një kauzë të drejtë për Partinë Demokratike.

“Asnjëherë nuk kam mbështetur personalisht Berishën, por kam mbështetur një kauzë të drejtë. Sali Berisha në momentin që jemi kapi një kauzë. Pa kush ishte shqetësimi i demokratëve, e vërtetoi edhe te vetja pas datës 9 shtator që kishte padrejtësi në PD, nuk ka patur zgjedhje të drejta dhe tkurrje të PD. Ka pasur emërime dhe kjo bëri që të tkurrej dhe të mos i zihej fryma”.

Në mbledhjen e nesërme ai shprehet se “do të shtrohen shumë problematika, opsione e çështje që kanë nevojë për zgjidhje dhe opozitën në parlament dhe pas 6 marsit ka një zhvillim të fuqishëm në PD. Qëndrimi deputetëve që kishin ngelur të Basha do të ndryshojë katërcipërisht, shtohen me dhjetëra deputetë të tjerë 25-30 deputetë që kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës”.

You may also like