Luajtën me 12 lojtarë, Nagelsmann: Pse Freiburg po apelon? Nuk besoj se mund të shënonin 2 gola në 18 sekonda

by admin
Spread the love

Bayern Munich rrezikon të humbë në tavolinë kundër Freiburg, pasi për disa sekonda në duelin ndaj tyre ishin me 12 lojtarë në fushë.

Freibug ka apeluar dhe pret vendimin e komisionit disiplinor për këtë çështje, ndërkohë që një qëndrim e ka mbajtur edhe trajneri i bavarezëve.

Para ndeshjes së Champions League ndaj Villareal, Julian Nagelsmann u shpreh: “Personalisht nuk e kuptoj pse Freiburg po apelon. Nuk besoj se mund të shënonin 2 gola në 18 sekonda…

Po të isha në vendin e tyre, nuk do të isha kaq i lumtur, sepse nëse arrihet një kualifikim në Europë nga ato tre pikë, nuk do të ishin pikë të fituara në fushë”. 

You may also like