“Luajmë për të qenë të ndryshëm”, Fiorentina ndryshon logon e saj

by admin
Spread the love

Fiorentina ka ardhur me një ndryshim të ri. Tashmë klubi ka rimodeluar logon e saj të fundit dhe ka prezantuar një logo të re.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e saj. Ndërkohë që Logo e mëparshme ishte ndryshuar nga pronarët e vjetër të klubit, familja Della Valle.

Kështu, Fiorentina po bën një tjetër hap drejt zhvillimit të klubit nga ana e marketingut dhe e brandit të saj. Ata gjithashtu kanë publikuar edhe një manifest për sa i përket këtij ndryshimi në Logon zyrtare të klubit, ndërsa fushata u shoqërua me sloganin “Luajmë për të qenë të ndryshëm”. /oversport.tv

Foto: AFC Fiorentina, Twitter

You may also like