LSM: Shporta minimale është rritur për 725 denarë, për muajin gusht ishte 49.345 denarë

by admin
Spread the love

Vlera e shportës sindikale për muajin gusht të vitit 2023 është 49.345 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Siç thekson LSM-ja, edhe pse po ulet inflacioni nga muaji në muaj dhe për korrikun është 8.3 për qind, megjithatë shporta minimale është rritur nga muaji i kaluar, muaji korrik, për 725 denarë.

Atë rritje e pësojnë punëtorët dhe qytetarët në këtë shtet, rritja më e madhe është tek ushqimet dhe pijet për 1.9 për qind”, vlerëson LSM.

You may also like