LSM më 1 maj do të protestojë para Parlamentit dhe Qeverisë

by admin
Spread the love




Protestën që e organizon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë më 1 Maj do të fillojë para ndërtesës së Sindikatës pastaj do të vazhdojë para Kuvendit, te ndërtesa e Organizatës së Punëdhënësve dhe Oda Ekonomike ndërsa do të përfundojë para Qeverisë.

Nga LSM kërkojnë rritje lineare të të gjitha pagave në sektorin privat dhe publik prej së paku 2.806 denarë në neto vlerë.

“Nevojiten reagime më të guximshme, më intensive dhe më të shpejta për tejkalim të problemeve, për rritje të pagave për 2.806 denarë në neto vlerën e të gjithë të punësuarve në sektorin publik dhe privat, si dhe për krijimin e vizioneve dhe perspektivave të reja. I bëjmë thirrje Qeverisë në produktivitet më të madh dhe vendosmëri në veprimin për rritje të pagave të punëtorëve”, citohet në shpalljen që sot e publikoi LSM.

Prej atje u bëjnë thirrje të gjithë punëtorëve dhe sindikatave të përfshihen në protestë.

Vendimi për organizimin e protestës sindikaliste më 1 Maj është marrë nga organet më të larta të Sindikatës.

 


You may also like