LSM: Kërcënimi publik i firmave për pushime nga puna do të sjellë trazira sociale

by admin
Spread the love




Qeveria ta shqyrtojë seriozisht dhe t’i dënojë kushtet e vendosura të kompanive që dje kërcënuan me pushimin nga puna 30 deri në 50 për qind të punëtorëve për shkak të rritjes së shpenzimeve, që do t’i kenë kërkon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Sipas LSM, një kërcënim i tillë publik do të sjellë trazira sociale dhe do të rrezikojë gjendjen edhe ashtu të brishtë sociale të punëtorëve dhe qytetarëve në vend.

“Kompanitë duhet të jenë të përgjegjshme. Qeveria në kohën e krizës së koronës i ndihmoi bizneset që mbetën të qëndrueshme në treg me paratë e qytetarëve dhe gjithashtu një pjesë e madhe e tyre keqpërdorën ndihmën financiare dhe në vend të parave të punëtorëve u përfunduan në xhepat e tyre, ndërsa prokuroria dhe institucionet ende heshtin. Për këto arsye kërkojmë që Qeveria ta dënojë dhe urgjentisht të marrë masa për parandalimin e kushteve të këtilla dhe gjetjen e mënyrës për mbrojtjen e ligjshme të punonjësve në sektorin privat, sidomos tani në një krizë të tillë ekonomike, veçanërisht sepse biznesi dhe shefat dhe gjatë krizën ekonomike dhe energjetike, kanë realizuar miliona fitime, ndërsa punëtorët mezi mbijetojnë dhe ndjejnë rritjen më të madhe të shpenzimeve të jetesës”, thekson LSM.


You may also like