LSM do t’i kontestojë ligjet në Gjykatën Kushtetuese. Peshevski: Qeveria po i kthen punëtorët në periudhën e skllavërisë

by admin
Spread the love

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë paralajmëron se do t’i kontestojë në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune që janë para miratimin në Kuvend. Kryetari i Sindikatës së ndërtimtarisë, Ivan Peshevski, në intervistën javore në Radio Evropa e Lirë, pret që Gjykata Kushtetuese t’i sjell konkluzionet e njëjta me të cilat ky ligj do të shpallet antikushtetues. Me këtë ligj, orët e punës në javë nuk do të jenë 60 por 72 orë, thotë Peshevski.

“Qeveria jonë në mënyrë definitive vlerëson se duhet t’i kthej punëtorët tanë të ndërtimtarisë në periudhën e skllavërisë dhe feudalizëm dhe të punojnë nga 40-60 orë të rregullta të punës, plus 12 orë të paguhen si punë jashtë orarit. Pajtueshmëria që përmend dhe ministrja për punë dhe politikë sociale vetvetiu është antikushtetuese. Ju si punëtorë nuk mund të pajtoheni të punoni aq edhe po të doni. D.m.th. nuk ka çmim që dikush mundet të ju paguaj që të punoni nga 72 orë në javë. Pajtueshmëria vetvetiu nuk është kushtetuese dhe përsëri ne do t’i kontestojmë ato pajtueshmëri”– deklaroi Ivan Peshevski, Sindikata e Ndërtimtarisë.

Marrëveshje me Bechtel dhe Enka për ndërtimin e korridoreve është temë e takimeve partiake që i realizon VMRO-DPMNE. Nënkryetari i partisë, Aleksandër Nikollovski, thotë se të gjithë projektet infrastrukturore janë ndërprerë, ndërsa pushteti është i interesuar vetëm për marrëveshjen me Bechtel dhe Enka.

“Pushteti aktual BDI-LSDM janë të interesuar vetëm për marrëveshjet e dëmshme me “Bechtel dhe Enka” ku për momentin Maqedonia i ka paguar 117 milion euro Bechtel dhe Enka-ës, ndërsa as një kokërr rëre nuk është vendosur askund në vend. Patë dy parodi, njëra ishte në Tetovë ku kinse filloi të ndërtohet ajo pjesë e autostradës, ndërsa nuk ndërtohet asgjë, ndërsa parodia e dytë ishte pak më poshtë se Prilepi ku gjithashtu filloi të ndërtohet ajo pjesë e autostradës por të gjithë e dini se nuk po ndërtohet asgjë.”- pohoi Aleksandër Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Por kryeministri Kovaçevski këto ditë tha se opozita po krijon histeri për këtë projekt edhe se akuzon për krim pa asnjëfarë argumenti.

“Ajo që ndodhi në periudhën e kaluar ishte krijimi i histerisë së pabazë kundër punës së Qeverisë nga ana e opozitës për shkak se nuk kishte asnjë argument. Tashmë ka filluar puna në projekt, tashmë kompania po punon në ekipimin, filluan hulumtimet gjeomekanike, tashmë i formojnë ekipet e tyre. Vlerësoj se gjatë verës do të fillojnë edhe punët fizike në terren dhe me të vërtetë bëhet fjalë për projekt i cili ka 2% efekt pozitiv në Bruto prodhimin vendor.”– tha DImitar Kovaçevski, Kryeministër.

Ligjet e nevojshme për nderimin e korridoreve 8 dhe 10D që kanë flamur europian janë në debat parlamentarë. Dy prej tyre tashmë kanë kaluar në seancë plenare ndërsa pritet që edhe 3 të tjerët për të cilët së pari duhet të përfundojë debati në komisionin parlamentarë. Pas kësaj që të pesë ligjet do të vendosen në votim.

You may also like