LSDM: VMRO-DPMNE me Siljanovskën ofrojnë kthim në izolim, larg BE-së

by admin
Spread the love

Nga LSDM kanë deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen më 24 prill, qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin drejtimin e vendit, duke e paraqitur kontrastin midis rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian të udhëhequr nga LSDM dhe rrugës së propozuar nga opozita, e cila është e përqendruar në izolim dhe kthimin në një kohë të errët të nacionalizmit dhe polarizimit.

“Njëra është rruga e integrimit në BE, e udhëhequr nga LSDM-ja, dhe rruga tjetër e propozuar nga opozita është krejtësisht e kundërt, është izolimi, amullia, kthimi në një kohë të errët të nacionalizmit dhe polarizimit. VMRO-DPMNE me Siljanovskën, ofron vetëm kthim në izolim, të ngecur për 11 vite pa asnjë përparim, larg BE-së”, thuhet nga LSDM.

Sipas LSDM-së zgjedhja është e qartë: përpara rrugës evropiane të progresit me LSDM-në ose prapa në izolim me VMRO-në.

MARKETING



You may also like