LSDM: Rreth Mickoskit gjithmonë ka njerëz të lidhur me skandalet e drogës

by admin
Spread the love

“Skandali me shefin e sigurimit të Mickoskit duke rrahur policët dhe penguar një operacion antidrogë nuk është rasti i parë i tillë. Rreth Mickoskit gjithmonë ka njerëz të lidhur me skandalet e drogës”, thonë nga LSDM.

Partia në pushtet njoftoi se “para disa muajsh në të njëjtën tavolinë, me Mickoskin ka qenë i ulur edhe M.A nga Grçeci i kapur me 32 kilogramë drogë. Mickoski ka qenë në shoqërinë e një tregtari të drogës dhe armëve nga Struga, i arrestuar më 24.11.2023, si pjesë e grupit të organizuar kriminal, i cili merrej me tregti të paligjshme”.

Më tej thuhet se “një profesor i shkollës së muzikës dhe kryetar i OK-DPMNE-së së fundmi është kapur duke përdorur kokainë.”

“Arrestohet për shpërndarje droge mësuesi në një shkollë në Novo Lisicë, përfaqësues i DPMNE-së në Komisionin Zgjedhor në Aerodrom. Truproja e Mickovskit, B.I, ka sulmuar fizikisht një polic për të parandaluar zbulimin e drogës në një lokal të njohur të Shkupit. Shumë skandale droge janë të lidhura me DPMNE-në dhe Shtëpinë e Bardhë”, thekson LSDM.

MARKETING



You may also like