LSDM: Mickoski kur ishte drejtor e ka blerë rrymën tre herë më shtrenjtë!

by admin
Spread the love




LSDM-ja në pushtet sot ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të opozitës Hristijan Mickoski, i cili kritikoi politikën e Qeverisë për rritjen e çmimit të rrymës. Sipas LSDM-së, si drejtor i mëparshëm i ELEM-it, Mickoski “e ka blerë rrymën tri herë më shtrenjtë, për 250 euro edhe pse çmimi ka qenë 70 euro”.

“Mickoski nuk ka njohuri për energjinë, flet të pavërteta sipas logjikës që e ka zbatuar dukshëm”, akuzon LSDM.

Partia në pushtet vlerëson se Mickoski akuzon rrejshëm institucionet për dëmtim të qytetarëve. “Sh.A. Elektranat e Maqedonisë së Veriut” e shet tepricën e energjisë elektrike gjatë natës në një ankand, në të cilin mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit dhe në të cilin zgjidhet ofertuesi më i favorshëm”, thuhet në reagimin e LSDM-së. /SHENJA/


You may also like