LSDM: Kovaçevski ka arritur të shpëtojë ekonominë e vendit

by admin
Spread the love

Përveç se të ndjek Apasievin, Mickoski nuk ka plan tjetër, ndaj e presin humbje të reja, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Mickoski, theksojnë nga atje, edhe një herë tregoi se ai është vetëm një peng i thjeshtë i Dimitar Apasiev dhe i së “Majtës”, një politikan klasik antievropian.

“Përveç ndjekjes së Dimitar Apasiev në garën e përditshme për bllokim dhe frenim të shtetit, Hristijan Mickoski nuk ka plan tjetër.

Koalicioni i VMRO-DPMNE-së dhe i së “Majtës” është koalicion i kaosit dhe regresit. Qëllimi i tyre i vetëm është të pengojnë rrugën evropiane të vendit.

Për këtë arsye nga Mickoski nuk dëgjuam asnjë fjalë për përballimin e suksesshëm të krizës energjetike dhe ekonomike, për rritjen e pagave dhe pensioneve, për shumën rekord të investimeve të huaja.

Kanë dështuar të gjitha njoftimet e Mickovskit dhe “Të Majtës” se shteti së shpejti do të dështojë, nuk do të mjaftojë rryma, gazi, benzina, se do të ketë kufizime të energjisë elektrike, ndërprerje dhe mungesë ushqimi nëpër supermarkete”, thuhet në kumtesë.

Nga atje shtojnë se Kovaçevski arriti të shpëtojë ekonominë e vendit, e cila po rimëkëmbet me shpejtësi nga kriza. Inflacioni është nën kontroll dhe politikat e Kovaçevskit ulin çmimet e bukës, makaronave, qumështit, mishit dhe vezëve.







Artikulli paraprakFabrizio Romano “ndez” situatën në Bayern, shkarkohet Nagelsmann ulet në stol Tuchel?
Artikulli tjetërTaravari: Politika më ka marrë shumë prej profesionit




You may also like