LSDM: Kopshti zoologjik, tregues për paaftësinë e Arsovskës dhe VMRO-së

by admin
Spread the love

Masakra e dhjetëra kafshëve në Kopshtin zoologjik të Shkupit është dëshmia e fundit për atë se çka po ndodhë me ndërmarrjet dhe institucionet publike kur kryesohen nga kuadro të VMRO-DPMNE-së.

Në mënyrën më të egër, më brutale janë vrarë kafshë në Kopshtin zoologjik, institucion i cili përveç funksionit rekreativ, ka edhe funksion edukativ.

Me therjen brutale të kafshëve në Kopshtin zoologjik, drejtori i vendosur nga Mickoski dhe Danella Arsovska, shkeli katër ligje dhe për atë duhet të përgjigjet penalisht.

Për vetëm tetë muaj, Kristian Stamenov është drejtori i katërt i cili shkarkohet nga ana e administratës së re të qytetit dhe i treti i cili është propozim i VMRO-DPMNE-së.

Të respektuar

VMRO-DPMNE dhe Arsovska për këtë vit seriozisht e ulën Buxhetin e Kopshtit zoologjik për funksionimin e tij normal.

Në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2021 u paguan rreth shtatë milionë denarë, përderisa për këtë vit, 2022, për Kopshtin zoologjik janë paraparë vetëm 2.5 milionë denarë.

Qyteti, që gjatë krijimit të buxhetit, a ka paraparë që Kopshti zoologjik të bëhet thertore dhe mungesën e mjeteve për funksionim normal ta kompensojë përmes therjes së kafshëve brenda Kopshtit?

A ka pasur edhe paraprakisht në muajt e fundit raste dhe incidente të këtilla?

Ky skandal është edhe një tregues për paaftësinë e Arsovskës dhe VMRO-DPMNE-së për të udhëhequr me qytetin dhe institucionet nën kompetenca të tij.

Arsovska dhe kuadrot e VMRO-DPMNE-së janë zhgënjimi më i madh për Shkupin dhe qytetarët e tij.

 

You may also like