LSDM-ja ruan numrin e ministrave/ Kuzevska: Kemi shumicë parlamentare më të madhe

by admin
Spread the love

Kryesia Qendror (KQ) e LSDM-së autorizoi liderin e saj, njëherazi edhe kryeministër, Dimitar Kovaçevskin, që t’i përmbyllë bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare dhe të propozojë zgjedhjet kadrovike për rikonstuimin e Qeverisë.

Siç njoftoi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, pas seancës së sotme të KQ-së, LSDM-ja e mban numrin e ministrave si më parë, dhe së shpejti pritet që Kovaçevski të dalë me emrat e rinj, që nënkupton edhe rikonstruimin e Qeverisë.

Kuzeska paralajmëroi se “rreziku është që vendi të pushtohet nga elementë radikalë si Leviva që duan të ndryshojnë rrugën drejt BE-së dhe vendi të shkojë sërish në izolim”. Prandaj, vuri në dukje ajo, se forcat duhet të bashkohen dhe të mos lejohet më bllokada 11-vjeçare për vendin.

– Sot mund të njoftojmë se po bëhet një hap i mirë, kemi një shumicë parlamentare më të madhe për reformat, politikat ekonomike dhe integrimin në BE. KQ-ja e LSDM-së autorizoi kryetarin e partisë Kovaçevski që t’i mbyllë bisedimet për zgjerimin e shumicës dhe të propozojë zgjedhjet kadrovike për rikonstruimin e Qeverisë. Me parimet e platformës për bashkëpunim me Aleancën për Shqiptarët, të cilën Kryesia Qendror e miratoi sot, sigurohen të gjitha kushtet për stabilitet politik dhe rritje të efikasitetit të Kuvendit dhe të institucioneve”, theksoi Kuzeska.

Sipas saj, rifreskimi i shumicës do të sjellë energji të reje në realizimin e politikave të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM në interes të të gjithë qytetarëve dhe të ardhmes së vendit.

“LSDM-ja e mban numrin e ministrave si më parë, kemi shumicë të shtuar në Kuvend, mbështetje më të madhe për reforma, kursin evropian dhe stabilitet politik”, thekson Kuzeska.

Duke iu referuar “elementëve radikalë”, ajo vlerësoi se e majta po e merr peng VMRO-DPMNE-në.

“Rreziku është se vendi do të pushtohet nga elementë radikalë si Levica që duan të ndryshojnë rrugën tonë drejt BE-së dhe të na dërgojnë në izolim dhe varfëri. Fatkeqësisht, Levica po e merr peng VMRO-DPMNE-në, ashtu si në kohën e Gruevskit kur u bllokua integrimi evropian. Sot sërish një kërcënim për të ardhmen tonë vjen nga Apasievi dhe Mickoski. Duhet të bashkojmë forcat dhe të mos lejojmë që të na bllokojnë sërish për 11 vjet”, nënvizoi Kuzeska.







Artikulli paraprakKE: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të evitojnë tensione të panevojshme
Artikulli tjetërTurqi, 6 anëtarë të një familjeje nxirren të gjallë nga rrënojat pas 100 orësh




You may also like