LSDM e cilëson si skandaloz vendimin për Mijallkovin

by admin
Spread the love




Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuezeska në konferencë për shtyp tha se sot opinioni është dëshmitar i një goditje të fortë të gjyqësisë nga gjyqtarët e Gjykatës së Apelit.

“Skandaloz është vendimi i gjykatës që pranoi garancinë e Mijallkov për të dalë nga paraburgimi. Mijallkov vuan masën e paraburgimit për lëndë ku është dënuar me 8 vite bur, por edhe nuk është vendim i plotë gjyqësor. Gjithashtu ai ka edhe dënim prej 12 viteve për përgjim ilegal”, tha Kuzeska.

Ajo shtoi se Gjoko Ristov dhe Enver Bexheti duhet të dalin publikisht të sqarojnë se si ka mundësi një person i dënuar me 20 vite burg të lirohet.

“Si kanë vlerësuar se nuk ka rrezik nga arratisje? Gjithë qytetarët e dinë se Mijallkov ishte i pakapshëm për institucionet dhe tani rreziku sërish është i madh”, u shpreh Kuzeska.

Sipas saj, ky vendim në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikon drejtësinë jo vetëm në këtë lëndë gjyqësore, por te të gjithat ku Mijallkov është i përfshirë.


You may also like