LSDM: Do të ketë përgjegjësi, pas 20 vitesh, për herë të parë zbardhet një rast i tillë nga Onkologjia

by admin
Spread the love

“Pas 20 vitesh, për herë të parë, po bëhet një aksion kaq i madh në Onkologji, po zbardhet një rast i tmerrshëm penal nga institucionet kompetente dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja. Të gjithë instuticionet e kanë mbështetjen tonë të fortë për zgjidhje të plotë dhe zbulimin e të gjithë atyre që janë përgjegjës, në të gjithë periudhën kohore, vite më parë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së në lidhje me rastin në Klinikën e Onkologjisë.

Nga LSDM thonë se çdo kriminel ka emrin dhe mbiemrin e tij dhe për të gjithë të përfshirët do të ketë përgjegjësi.

“Bëjmë thirrje që të mos sensacionalizohen dhe sulmohen të gjithë mjekët dhe infermierët në vend, të mos harrojmë që pjesa më e madhe e personelit mjekësor është personel i spikatur, i ndershëm dhe profesionist që kujdeset për shëndetin e qytetarëve tanë”.

“Politizimi dhe shpërdorimi i rastit është i papranueshëm, institucionet duhet të mbështeten për të sjellë sa më parë përgjegjësit para drejtësisë. LSDM nuk do të lejojë që askush të pasurohet në kurriz të shëndetit të njerëzve dhe as rasti nuk do të keqpërdoret politikisht nga partitë kriminale si VMRO-DPMNE”, është qëndrimi i partisë.

You may also like