LPFMV, Shkupi ndalet nga Tikveshi

by admin
Spread the love

Skuadra e Shkupit është ndalur me barazim pa gola nga Tikveshi në Kavadar në ndeshjen e luajtur sot në kuadër të xhiros së 28-të në elitën e futbollit vendor. Kampionët në fuqi udhëtoi në këtë transfertë për tri pikët e radhës, por ndeshja me Tikveshin nuk prodhoi gola, me të dyja skuadrat në fund që u ndanë me nga një pikë. Ndërkohë me barazim 1:1 është mbyllur edhe ndeshja e luajtur në kryeqytet ndërmjet Skopjes dhe Akademia Pandevit. Fitore minimale mori Rabotniçki që fitoi në transfertë Pobedën, ndërsa Sileksi triumfoi përballë Makedonija Gjorçe Petrovit me rezultat 1:0. Ndeshjet e radhës në kampionat luhen të mërkurën, ku në program është xhiroja e 29-të.

You may also like