Lozano është i pakënaqur te Napoli, Bayerni kërkon të përfitojë

by admin
Spread the love

Sipas edicionit meksikan të “Marca”, Bayerni i Mynihut ka vënë në shënjestër Hirving Lozano të Napolit dhe synon që ta transferojë në Gjermani në merkaton e janarit.

Sulmuesi është i pakënaqur me minutazhin që ka luajtur deri tani me fanellën e Napolit, sepse duket qartë që i preferuari i Spallettit është Matteo Politano, dhe ka nisur që të japë shenjat e para të pakënaqësisë.

Bayerni po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit dhe po përgatit një sulm për meksikanin në merkaton e janarit. Lozano pëlqehet edhe nga RB Leipzig, Manchester United dhe Everton.

Gjithsesi Napoli nuk ka ndërmend që të humbasë lehtë Lozanon dhe pretendon të paktën 30 milionë euro për kartonin e lojtarit. / Oversport.tv

Foto: SSC Napoli Facebook

You may also like