Louis van Gaal largohet nga stoli i Holandës – Shqip

by admin
Spread the love

Legjenda holandeze, Louis van Gaal ka dhënë dorëheqje nga Kombëtarja e Holandës pas humbjes ndaj Argjentinës mbrëmë.

Holanda u eliminua nga Kupa e Botës pasi u mposht nga Argjentina pas penalltive në çerekfinale të Kupës së Botës.

Van Gaal lajmëroi largimin e tij në konferencë për shtyp.

“Së pari dhe më kryesorja nuk do të vazhdoj. E bëra vetëm për këtë periudhë kohore. Kjo ishte ndeshja ime e fundit në mandatin tim të tretë si trajner. Në atë kohë kam trajnuar 20 ndeshje dhe nuk kemi humbur asnjë. Nuk e di sa ndeshje kemi fituar, por ju mund të kërkoni në Google ‘Louis van Gaal, ekipi holandez’ dhe të shihni vetë diferencën e golave. Unë e shikoj atë në një mënyrë shumë pozitive. Me Anglinë ishim e vetmja skuadër që ishim të pamposhtur së bashku me Kroacinë dhe Marokun. Nuk mendoj se jemi rrahur sot. Ishte vetëm një penallti. Ajo që po lë pas është një grup i madh”, tha Van Gaal në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

Zëvendësuesi i tij pritet të jetë tekniku Ronald Koman.

You may also like