Lotito: Çështja Acerbi u sqaruar, shpejt të flasim për të ardhmen e Sarrit

by admin
Spread the love

“E ardhmja e Sarrit te Lazio? Është akoma shpejt për të folur, por është e qartë që unë kam një vlerësim të madh për të. Është një njeri me shumë cilësi, që punon 24 orë në ditë për skuadrën. Kjo nuk diskutohet”, ka thënë presidenti i Lazios, Claudio Lotito.

“Greva e tifozëve në Lazio-Milan? Duhet të pyesni tifozët nëse ndeshja shkoi mirë, sepse vijnë në stadium vetëm për të më sharë mua. Nuk u pëlqen çmimi i biletës 40 euro, por le të shohin çmimet që vendosin skuadrat e tjera”, ka shtuar numri një i Lazios.

Në fund edhe një koment për buzëqeshjen e Acerbit pas golit të Tonalit, që hapi shumë polemika: “Besoj se kjo çështje u sqarua, nëse dikush është nën presion ka reagime të veçanta”, ka thënë Lotito. / Oversport.tv

Foto: S.S. Lazio Facebook

You may also like