Lot e krenari – trajneri mes emocionesh përkujtojnë Erion Kajtazin

by admin
Spread the love

Erion Kajtazi është konsideruar një ndër futbollistët më premtues në Kosovë.

Kajtazi ka ndërruar jetë më 3 dhjetor të vitit të kaluar, kur ra pa vetëdije në fushë gjatë ndeshjes A&N – Trepça ’89, në kuadër të Superligës së Juniorëve.

Për nderë të tij është përuruar edhe një shtatorja në vendlindje Mitrovicë.

Kjo shtatore është ngritur më 3 dhjetor të këtij viti në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Lajmi.net ka folur me trajnerët dhe bashkëlojtarët, të cilët mes emocionesh kanë përkujtuar futbollistin e talentuar kosovar.

Ish-trajneri i Kajtazit, Lavdim Behxheti, ka përkujtuar Erion Kajtazin.

“E kemi pritur me një emocion të jashtëzakonshëm. Përpos që e kemi në zëmër gjithmonë Erionin, tash edhe përmes shtatores ai do të jetë me ne. Besoj që shumë do të motivojë, duke e marrë parasysh edhe karrierën e tij, si një futbollist shembullor, me punë të madhe dhe talent të madh. Ka qenë shembull për të gjithë, si duhet të merreni me futboll. Na mungon shumë si njeri dhe futbollist”, tha ai.

Ai po ashtu ka treguar për një moment të veçantë me ish-futbollistin.

“Një moment që nuk e harroj kurrë është disa ditë para ngjarjes ai më ka përqafuar shumë. Ai ka pasur oferta të shumta. Një gjë mundem me cekë është Anderlechti i Belgjikës, ku edhe ka qenë në prova për dy javë. Është pritur të transferohet mas moshës 18-vjeçare.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë. /Lajmi.net/

You may also like