Lorenci e kishte porosi prej shokut, i njoh në sy njerëzit

by admin
Spread the love

Duket se diskutimet mes çiftit Luiz – Kiara janë rikthyer sërish, teksa së fundmi, ‘shkak’ është bërë banori i ri në Big Brother VIP Albania, Lorenc Hasrama. Një mesazh i dërguar së fundmi për këngëtarin, përmes platformës ‘Big Love’ ka trazuar sërish ‘dashurinë e çiftit të njohur.

Në një bisedë me Kiarën, Luizi komentoi këtë mesazh te ardhur për Lorencin, ku shkruhej ‘faleminderit për porosinë zemra’, nje mesazh për të cilin Luizi mendon se ishte për Kiarën. Moderatorja tha se e njeh Lorencin nga jashtë shtëpisë, por Luizi insistoi që pavarësisht kësaj gjëje, mesazhi ishte për të.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Kur i thashë Lorencit, avash me këtë zemra se e kishte porosi prej dikujt tjetër me të thënë o zemra. Lorenci e kishte porosi prej shokut që deshi me të thënë ty ‘hë zemër’.

Luizi: Aman kujdes, faleminderit për porosinë zemra. Prandaj i thashë avash o shpirt me këto zemra se nuk u liru.

Kiara: Ore seriozisht e ke? Unë e njoh nga jashtë Lorencin.

Luizi: Nuk ka faj Lorenci, po i ka dhënë porosi ai tjetri. Ti a e pe mesazhi sot? Apo nuk ishte aty?

Kiara: Çfarë tha mesazhi edhe një herë?

Luizi: Rrofsh për porosinë që ma kryve vëlla. Për zemrën, se e kishte futur zemrën në ‘thonjëza’. Leje moj se i njoh që në sy që kur futen brenda.

Kiara: Po jo mo jo, seriozisht e ke, unë nuk e mora fare ashtu, nuk e di nuk besoj se ishte për atë qëllim. Po kush ishte ai që the e njoh?

You may also like