Longo: Kemi luajtur në vend parkimi jo në fushë, presioni është mbi Laçin

by admin
Spread the love

Kukësi do të përballet kundër Laçit në javën e 30-të të Kategorisë Superiore, ndërsa do të rikthehen të luajnë në shtëpi. Në prag të kësaj sfide, trajneri Diego Longo u ndal përpara mediave për të komentuar pritshmëritë që ka nga takimi.

“Ne, të gjithë, jemi shumë të lumtur që më në fund jemi në shtëpi. Ne dhe i gjithë qyteti e kemi pritur shumë këtë moment të veçantë. Do të thyejmë limitet tona në këto ndeshje që kanë mbetur për t’u dhuruar kënaqësi tifozëve, këtij qyteti.

Mund ta ndiejmë nga sytë e njerëzve që ka shumë entuziazëm, kështu që kemi edhe përgjegjësi. Në dy ndeshjet e fundit kemi luajtur në një fushë që do ta konsideroja më shumë si një vend parkimi, në Kamzë, kështu që duhet të bëjmë më të mirën për të fituar në këtë stadium të madh”.

NDESHJE VENDIMTARE-  “E dimë që do të kemi mbështetjen e madhe të tifozëve, që do të na shtyjnë për të fituar, kështu që presioni nuk është mbi ne, por mbi kundërshtarët tanë.

Gjendja e skuadrës është shumë e mirë, mentaliteti, dëshira, madje stërvitjen e mëngjesit e ndala më herët për shkak të ritmit të lartë. Mezi po e presim ndeshjen. Është shumë e rëndësishme për renditjen, për objektivat tanë, por edhe për mënyrën se si na trajtuan në ndeshje e fundit atje. Do t’ua kthejmë atë që na dhanë”.

PRESIONI- “Të gjithë e ndiejmë presionin, unë i pari. Nuk kam ardhur këtu për turizëm, Europa ishte objektivi ynë që në fillim dhe jam i sigurt që do ta arrijmë. Duhet të jemi të bashkuar deri në fund”. /oversport.tv

You may also like