Longo: Jam shumë i mërzitur, vija e VAR te goli nuk është e rregullt

by admin
Spread the love

Kukësi e shikon edhe më larg Europën pas humbjes që pësoi në minutën e fundit ndaj Vllaznisë. Verilindorët ndodhet tashmë tre pikë larg Vllaznisë dhe Partizanit, ndërsa pas humbjes u ndal për të komentuar takimin edhe trajneri Diego Longo në mikrofonat e Supersport.

“Jam padyshim shumë i mërzitur. A është e mundur të shoh pak vijën e VAR-it te goli i dytë? Nuk dua të gjykoj por kjo vijë është normale për ju?

E di që është e VAR-it por po pyes sa është normale, unë kam fëmijë 7-vjeçarë që e bëjnë në këtë mënyrë, por në VAR pres që të jenë të drejtë. A e shohim të gjithë apo jam vetëm unë që e shoh që nuk është OK vija? Nuk them për TV, e di shumë mirë që është vija e VAR. Por si të gjithë njerëzit edhe unë kam sy për të parë këtë vijë të VAR.

Pozicioni i Tabakut nuk ishte i duhuri, që ka ardhur nga ekip i U21. Ai është i ri dhe nuk kishte pozicionim të mirë te goli i parë. Nuk ishte as vendosje e mirë e mbrojtësit të djathtë te goli i parë.

EUROPA- “Na komplikon shumë kjo humbje sepse janë edhe 3 ndeshje. Kjo, si humbja ndaj Kastriotit. Ndjej keqardhje, më vjen keq, por çfarëdo që ndodh këtu nuk është e drejtë. Nuk kam asgjë me median, por nëse analizon situatën në mënyrë të drejtë, ato që ndodhën në muajin e fundit, nuk mund të pranohet. Por i marr përgjegjësitë, jemi të rinj, jemi të mërzitur, padyshim”. /oversport.tv

You may also like