LONDËR – Jenrick: Nuk jam penduar për deklaratat për emigrantët shqiptarë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LONDËR, 18 janar /ATSH/ – Gazetari i njohur britanik, Nick Ferrari dhe ministri i Brendshëm britanik, Robert Jenrick kanë debatuar për gjuhën e përdorur nga ky i fundit ndaj shqiptarëve, sipas radios britanike ”Leading Britani’s Conversation” (lbc.co.uk).

“Nuk jam penduar për videon, por mendoj se është e rëndësishme që të punojmë në mënyrë konstruktive me qeverinë shqiptare ashtu siç jemi në të vërtetë (duke punuar)”, deklaroi ministri i Brendshëm.

”Unë dua të kemi marrëdhëniet më produktive që mundemi me qeverinë shqiptare”, theksoi ai.

“Edhe pse i keni ofenduar?”, pyet Nick Ferrari.

“Ajo që ne duhet të jemi në gjendje të dallojmë është diaspora shqiptare në këtë vend, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër që të mundemi… Është absolutisht e drejtë që qeveria ka një qëndrim shumë të fortë për këtë dhe është një fokus i veçantë i kryeministrit dhe imi për të ulur dukuritë që pamë vitin e kaluar që ishte një numër shumë i madh i shqiptarëve që erdhën ilegalisht… Shqipëria është një vend i sigurt!”, këmbëngul ministri i Brendshëm britanik, Robert Jenrick./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakPërkujtohet Pjetër Arbnori në ditën e tij të lindjes

You may also like