LONDËR – Int Corps: Flota ruse e Detit të Zi e dobësuar

by admin
Spread the love

LONDËR, 2 gusht /ATSH-DPA/ – Shërbimi sekret ushtarak britanik (Int Corps) tha sot se një sulm i raportuar në Sevastopol kundër flotës ruse të Detit të Zi është i fundit në një seri pengesash për Moskën në luftën e saj pesëmujore në Ukrainë.

”Humbjet e fundit kanë përfshirë anijen kryesore të flotës, ‘Moskva’, në prill”, tha Ministria britanike e Mbrojtjes në raportin e saj të përditshëm në Twitter.

“Pas raporteve të paradave të anuluara, nuk ka gjasa që flota e Detit të Zi të mund të menaxhojë ngjarje publike të profilit të lartë së bashku me aktivitetet e saj të kohës së luftës”, tha ministria.

Në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, luftimet mes trupave ruse dhe ukrainase vazhduan rreth qytetit Bachmut.

”Përparime ruse u bënë edhe në drejtim të Soledarit, tetë kilometra në veri”, njoftoi sot Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Për javë të tëra, Kievi ka ushqyer shpresat për të nisur një kundërofensivë në këtë rajon për të rimarrë jugun.

Sipas Kievit, artileria ruse granatoi pozicionet ukrainase përgjatë gjithë vijës së frontit në rajonet Kharkiv, Donetsk, Zaporizhzhya, Kherson dhe Mykolaiv./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like