LONDËR – Britania e Madhe furnizon Ukrainën me drone për të luftuar flotën e Detit të Zi

by admin
Spread the love



LONDËR, 7 mars /ATSH-DPA/- Britania e Madhe ka premtuar 125 milionë paund të tjera (159 milionë dollarë) për të furnizuar Ukrainën me drone për të shënjestruar ushtrinë e presidentit rus Vladimir Putin dhe flotën ruse të Detit të Zi.

Investimi mbi 200 milionë paund, të premtuara tashmë do të ndihmojë në dërgimin e më shumë se 10 000 mjeteve ajrore pa pilot (UAV), duke përfshirë dronët kamikaze dhe aftësitë kundër transportit.

Sekretari i mbrojtjes, Grant Shapps e bëri njoftimin ndërsa vizitonte Kievin për bisedime me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ai u bëri thirrje aleatëve të Britanisë së Madhe që të rrisin furnizimet e tyre me armë në Kiev.

“Do të rrisim angazhimin tonë për të armatosur Ukrainën me drone të rinj të fundit që vijnë direkt nga industritë kryesore të mbrojtjes botërore të Britanisë së Madhe. Unë inkurajoj partnerët ndërkombëtarë që t’i bashkohen BM-së në këtë përpjekje”, tha Shapps.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBERLIN – Gjermania dhe Britania e Madhe rrisin bashkëpunimin brenda NATO-s


You may also like