LONDËR – BM i kërkon Izraelit të rivendosë furnizimin me ujë në Gaza

by admin
Spread the love

LONDËR, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Britania e Madhe i ka bërë thirrje Izraelit të rivendosë furnizimin me ujë në Gaza, pasi “Downing Street” refuzon të thotë nëse aleati është në përputhje me ligjin ndërkombëtar gjatë rrethimit të tij.

Zëdhënësi i kryeministrit britanik, Rishi Sunak tha sot se uji është një çështje kyçe në përpjekjet e Britanisë së Madhe për të lehtësuar çështjet humanitare të shpalosura me të cilat përballen palestinezët.

Zyrtari tha se bisedimet po vazhdojnë me Izraelin pasi Britania e Madhe është “e prirur të shohë rivendosjen e furnizimit me ujë”, ndërsa karburantet, ushqimet dhe ilaçet gjithashtu po pengohen të hyjnë në territor.

Kritikët e reagimit ndaj mizorive të Hamasit në Izrael e kanë akuzuar vendin se po dënon civilët me një “dënim kolektiv” sipas një krimi të mundshëm lufte.

Ndërsa Britania e Madhe ka dalë me vendosmëri në mbështetjen e të drejtës së Izraelit për t’u mbrojtur kundër Hamasit, ministri i Jashtëm James Cleverly ka refuzuar të thotë nëse vendi ka qëndruar në anën e duhur të detyrimeve të tij ligjore.

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit refuzoi të thoshte nëse “Downing Street” mendon se Izraeli po vepron sipas ligjit ndërkombëtar.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Izraelit, si një demokraci me të cilën punojmë ngushtë, të veprojë brenda ligjit ndërkombëtar, mendoj se ata po ndërmarrin hapa për ta bërë këtë”, tha ai. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like