LONDËR – Aktivistët pro-palestinezë prostestojnë kundër konfliktit Izrael-Hamas

by admin
Spread the love

LONDËR, 31 tetor /ATSH-DPA/ – Një grup aktivistësh pro-palestinezë kanë organizuar një protestë në stacionin hekurudhor “Liverpool Street”, në Londër në shenjë proteste ndaj konfliktit Izrael-Hamas.

Më shumë se 500 persona iu bashkuan sot protestës rreth orës 17:30 për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe dhënien fund të eksporteve të armëve në Izrael.

Protesta u organizua nga grupi i veprimit të drejtpërdrejtë “Sisters Uncut”.

Në demonstratë folën gjithashtu anëtarë nga grupe të tjera aktiviste, duke përfshirë Lëvizjen Rinore Palestineze dhe Rrjetin Ndërkombëtar Hebre Anti-Zionist.

Një protestë tjetër u organizua gjithashtu të shtunën në stacionin hekurudhor “Waterloo” në Londër.

Udhëheqësi laburist, Sir Keir Starmer u bëri thirrje të dyja palëve të bien dakord për një pauzë humanitare për të lejuar ndihmën dhe nxjerrë banorët jashtë zonës së luftës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like