Lojtari i Bayer Leverkusen: Nuk e prisja që Alonso të qëndronte

by admin
Spread the love

Vendimi i Xabi Alonso për të mbetur trajner i Bayer Leverkusenit edhe në sezonin e ardhshëm ka kënaqur të gjithë tifozët dhe lojtarët e “aspirinëve”.

Megjithatë, një nga lojtarët e skuadrës ka mbetur i befasuar nga vendimi i trajnerit të ri. Bëhet fjalë për Josip Stanisic, i cili luan si huazim nga Bayern Munich.

“Jam i lumtur sepse ai është i lumtur. Nuk e prisja që ai të qëndronte”, pranoi së fundmi kroati në lidhje me të ardhmen e afërt të trajnerit të tij.

Sa i përket Stanisicit, ai me shumë gjasa do të kthehet në Bayern: “Deri në ndeshjen e fundit, nuk do të mendoj për asgjë tjetër. Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodhë në verë.”

/GazetaBlic Sport

You may also like