Lojtarët shqiptar e vazhdojnë formën fantastike, shënojnë gola që vlejnë pikë

by admin
Spread the love

Pas kualifikimit të Kombëtares shqiptare në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, futbollistët kuqezi janë rikthyer mjaft të karikuar në klubet respektive, me 4 prej tyre që gjetën edhe rrugën e rrjetës.

Myrto Uzuni u rikthye te goli me Granadën mbrëmjen e së premtes. Djaloshi shqiptar shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e 86-të të takimit. Ky është goli i pestë i 28-vjeçarit shqiptar në radhët e klubit spanjoll.

Rrugën e rrjetës e gjetën edhe Sokol Cikalleshi, Taulant Seferi e Ernest Muçi. Bomberi kuqezi i Konyaspor u aktivizua vetëm në minutën e 64-t dhe në të 68-tën gjeti golin e avantazhit për skuadrën turke, ndërsa në të 77-tën dha edhe asistin e golit të dytë.

Sakaq, Taulant Seferi realizoi golin e vetëm për Baniyas në transfertën e Hattas, në minutën e 94-t të takimit.

Ky gol i dha fitoren ekipit të Baniyas dhe tre pikë skuadrës së sulmuesit shqiptar. Edhe Ernest Muçi po ashtu shënoi një gol me shumë vlerë për Legian. Ishte pikërisht goli i tij që i dha 1 pikë në shtëpi ekipit polak kundër Ëarta Poznan.

Veç sulmuesve të ekipit kombëtar A, mjaft mirë ka bërë edhe këtë javë një prej binjakëve ‘Shpendi’, Kristian, i cili luan me Cesenën në Serie C. Djaloshi shqiptar i ekipit Shpresa realizoi golin e vetëm për Cesenën në sfidën ndaj Pescara-s, duke i dhënë tre pikët skuadrës së tij.

Ndërkaq, të tjerë futbollistë shqiptarë kanë pasur minutat e tyre nën këmbë gjatë kësaj fundjave. Në derbin e shqiptarëve ‘Berisha – Ismajli’ (Empoli) – Bajrami (Sassuolo), fituese doli skuadra e këtij të fundit. Sakaq, Ivan Balliu u aktivizua si titullar në sfidën ndaj Barcelonës, ashtu sikurse edhe Berat Gjimshiti me Atalantën, Mario Mitaj me Lokomotivën e Moskës, Elhan Kastrati me Cittadella-n e Arbnor Muja me Royal Antëerp. Këtë javë u aktivizuan edhe Elseid Hysaj, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Armando Broja, Keidi Bare dhe Klaus Gjasula./Lajmi.net/

You may also like