Lobotka: Barcelona? Më pëlqen vlerësimi i Xavi-t, por tani kam vetëm një qëllim!

by admin
Spread the love

Mesfushori i Napoli-t, Stanislav Lobotka ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet sllovak, ku ka folur për të ardhmen e tij.

I pyetur për interesimin e Barcelona-s, Lobotka u shpreh se ndjehet mirë nga vlerësimi i Xavi-t, por shtoi se për momentin ka si qëllim të japë maksimumin te Napoli.

“Barcelona? Unë jam duke menduar për Napolin, mendimi im është të kthehem atje për t’u stërvitur.

Kemi një ndeshje të rëndësishme për të luajtur të shtunën.

Sigurisht, është kënaqësi kur idhulli yt i fëmijërisë, Xavi të lavdëron për mënyrën se si luan, më jep energji të vazhdoj të punoj me veten time. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në verë”-deklaroi sllovaku.

You may also like