Llogaritë, si Interi mund ta fitojë titullin kundër Milanit

by admin
Spread the love

Në historinë e Serisë A, nuk ka ndodhur kurrë që suksesi për një titull kampion të zyrtarizohet në derbin e Milanos, por Interi i Simone Inzagit është duke rishkruar historinë dhe po thyen rekorde në këtë sezon.

Sigurisht që tani zikaltrit ëndërrojnë festën përpara syve të kushërinjve, sepse në fund të fundit… ka gjithmonë një herë të parë. Distanca e madhe me ndjekësit që mund të bëhet akoma më e madhe pas ndeshjes së rikuperuar me Atalantën nuk lë shumë dyshime se cila do të jetë skuadra kampione e Italisë dhe për tifozët e apasionuar pas llogarive po ju tregojmë se çfarë duhet të ndodhë për të festuar pikërisht në derbi?

LLOGARITË– Në fakt, llogaritë nuk janë aspak të lehta për t’u bërë. Jemi ende në shkurt dhe do të luhen shumë ndeshje. Zikaltrit duhet të vazhdojnë marshimin ashtu siç kanë bërë deri tani, pavarësisht lodhjes dhe Champions-it që futet në mes. Për momentin Interi është 9 pikë përpara Juventusit dhe mund të shkojë 12 nëse mund Atalantën. Kjo do të thotë se duhet të shkojë në javën e 33-të të kampionatit me të paktën 16 pikë avantazh ndaj vendit të dytë ose edhe 13 pikë në rast se vendi i dytë në atë kohë do të jetë Milani. Pastaj i duhet të mundë pikërisht kuqezinjtë për të shpërthyer zyrtarisht festën.

BARAZIMI- Në rast se avantazhi është 18 pikë ose 16 me Milanin, atëherë ekipit të Inzagit do t’i mjaftojë edhe vetëm 1 pikë për të fituar zyrtarisht titullin kampion. Duhet të kujtojmë që këto llogari nuk mund të bëhen me duelet direkte mes skuadrave sepse në rast se do të ketë barazim pikësh, atëherë do të ketë një finale mes dy skuadrave.

PRECEDENTI- Siç e thamë, nuk ka ndodhur kurrë që titulli të vendosej në një derbi, por 16 vite më parë, zikaltrit e patën shansin e artë. Ishte sezoni 2007-2008 kur zikaltrit udhëhiqnin kampionatin me 6 pikë avantazh ndaj Romës dhe ndeshja e radhës ishte ndaj kuqezinjve për të siguruar matematikisht titullin e 16- të. Mirëpo golat e Inzagit dhe Kakasë nxorën huq golin e Kruzit. Festa u shty deri në javën e fundit kur u desh dopieta e Zlatan Ibrahimoviç që Mançini të fitonte kampionatin.

PANORAMASPORT.AL

You may also like