Llogaraja mbulohet nga mjegulla. ARRSH apelon: Drejtuesit të reduktojnë shpejtësinë

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Që në orët e para të mëngjesit, në Llogara ka rënë mjegull e dendur çka vështirëson qarkullimin e automjeteve në këtë aks. Sakaq, ARRSH përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, iu bën apel drejtuesve të mjeteve që kalojnë në këtë rrugë të bëjnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

“Në Llogara ka rënë mjegull e dendur mëngjesin e sotëm dhe kalimi në të bëhet me vështirësi. Drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë rrugë të bëjnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”-shkruan ARRSH.

You may also like