Lloga: Vendi i parë në Evropë që zgjidhim problemin e personave të pa evidentuar

by admin
Spread the love

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga ka njoftar se Maqedonia e veriut është bërë vendi i parë në Europë që ka zgjidhur problemin e personave të paevidentuar.

Lloga në postimin e tij shkuan se “Është miratuar ligji për evidencën amzë, i cili zgjidh problemin e personave të paevidentuar”.

Deputetët pranuan ndryshimet që u paraqitën nga Ministria e Drejtësisë, e cila gjeti zgjidhje për personat e paevidentuar. Qëllimi i ligjit është evidentimi i personave të paevidentuar në një libër amzë të veçantë me qëllim të marrjes së certifikatës dhe dokumentit të identifikimit me qëllim të ushtrimit të së drejtës për arsim, kujdes social dhe shëndetësor.

Kjo zgjidhje ligjore do të lejojë rreth 700 persona të rregullojnë statusin e tyre që më parë nuk mund të zgjidhej për arsye objektive apo subjektive, duke mos u evidentuar në librat amzë.

Me miratimin e këtij ligji , vendi ynë u bë vendi i parë në Europë që zgjidhi statusin e personave të paevidentuar.

You may also like