Llapi rikthehet tek fitorja, triumfon ndaj Ulpianës

by admin
Spread the love

Në kuadër të xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës, Ulpiana u takua me skuadrën e Llapit që u rikthye tek fitorja pas 5 sifdave.

Llapjanët kanë triumfuar me rezultat të pastër 0-2 falë një ndeshje shumë të kujdesshme.

Ishte minuta e 36-të e ndeshjes kur mbrojtësi Dardan Jashari shënoi me kokë për t’i dhuruar mysafirëve epërsinë 0-1.

Me këtë rezultat u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.

Tahir Batatina kishte inkuadruar disa lojtarë të rinj në këtë sfidë, duke ruajtur titullarët për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Edhe në pjesën e dytë Llapi luajti më mirë, derisa Festim Alidema në minutën e 77-të shënoi nga distanca për 0-2.

Me këtë fitore Llapi vazhdon të mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 44 pikë, derisa Ulpiana mbetet e parafundit në tabelë me 24 sosh.

You may also like