Llapi mbush arkat e klubit nga mbështetja e Komunës së Podujevës

by admin
Spread the love

Kuvendi i Komunës së Podujevës e ka miratuar kërkesën e KF Llapit për mbështetje financiare.

Vendimi u miratua në Kuvendin e Komunës së Podujevës, i cili u udhëhoq nga kryesuesi, Hilmi Hoxha.

Gjithashtu, të pranishëm në këtë Kuvend ishin edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, drejtorë të drejtorive dhe përfaqësues të KFOR-it.

“Gjatë mbledhjes u miratua edhe pika ‘Shqyrtimi i kërkesës për mbështetje financiare për K.F Llapi 1992 SH.P.K. Podujevë’, e cila u mbështet me 20 mijë euro nga Kuvendi Komunal me propozim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport”, shkruhej në komunikatën zyrtare të Komunës së Podujevës.

You may also like