Liverpuli sfidon kreun ndaj Njukasëllit, Gakpo: Ndeshje që sjell presion, në fund ia dalim dhe kryesojmë të vetëm

by admin
Spread the love

Liverpuli ka mundësi në darkë që të krijojë distancë me ndjekësit në Premier Ligë, ku në “Anfield” pret Njukasëllin, një kundërshtar që nuk po kalon një moment të mirë. Futbollisti holandez i Liverpulit, KodI Gakpo, ka pohuar se ka presion rreth garës për titull, gjë e cila ndihet edhe përpara duelit me Njukasëll Junajtid.

Në prononcimin e dhënë para sfidës së parë për 2024-ën në Premier Ligë, 24-vjeçaRi tregoi gjithashtu për frymën kolektive në skuadrën e drejtuar nga Jyrgen Klop.

“Mendoj se po bëjmë shumë mirë që nga fillimi i sezonit dhe kemi një grup të mirë. Edhe pse jemi në vendin e parë, ne thjesht hyjmë në këtë ndeshje të radhës sikur është një sfidë vërtet e rëndësishme, si çdo ndeshje tjetër. Sigurisht që sjell presion për të qenë në pozitën e parë në ligë, por mendoj se ne e bëjmë këtë. Ne jemi të fokusuar te ndeshja që duhet të luajmë në atë moment, dhe mendoj se kjo është gjithashtu një forcë e skuadrës.

Njukasëll ka një ekip vërtet të mirë. Natyrisht ne duhet të punojmë shumë, duhet të luftojmë dhe të qëndrojmë së bashku edhe në momentet e vështira, që ndoshta do të vijnë gjatë ndeshjes. Shpresojmë që jo, por kundërshtari është një ekip i klasit botëror. Shpresojmë se do të jetë një lojë e shkëlqyer dhe në fund ne të jemi të vetëm në krye”, u shpreh Gakpo për faqen zyrtare të klubit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like