Liverpuli do të sfidojë Atalantën e Gjimshitit, Jyrgen Klop: Kundërshtar i pakëndshëm për t’u përballur

by admin
Spread the love

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop duke folur në konferencën për shtyp u ndal edhe tek përballja me Atalantën në çerekfinalet e Ligës së Europës.

“Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë, ne kemi luajtur tashmë kundër Atalantës. Nuk është se i kam parë 500 herë që atëherë, por Atalanta ka të njëjtin trajner, jam shumë i sigurt se ai ka ende një strukturë të ngjashme. Që do të thotë se ai do të jetë një kundërshtar i pakëndshëm për të luajtur kundër, i organizuar shumë mirë. Është një çerekfinale, nuk prisja ndonjë kundërshtar të lehtë, sidomos duke pasur parasysh të gjitha realitetet e përfshira. Mezi pres të luaj kundër Atalantës, një ekip që e respektoj shumë për atë që kanë bërë vitet e fundit. Ata kanë pasur gjithmonë një performancë konstante vitet e fundit”, përfundoi Klop.

PANORAMASPORT.AL

You may also like